Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

“Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” në Ferizaj

Më 05.08.2025, rreth orës 21:00, stacioni policor në Ferizaj ka pranuar një informatë për gjuajtje me armë zjarri në një aheng familjar në fshatin Gaçkë. Njësitet reaguese kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë identifikuar të dyshuarin G. Sh, 47 vjeç, i cili ka pranuar se ka shtënë në ajër me armë zjarri.
Policia ka sekuestruar:
– 1 armë zjarri (pistoletë me gaz)
– 23 fishekë
I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit, ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit është iniciuar rast penal për veprat:
– Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve
– Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm
Rasti është proceduar në procedurë të rregullt.
Policia Rajonale e Ferizajt bën apel tek qytetarët që të shmangin përdorimin e armëve në festa, pasi ato rrezikojnë jetën dhe sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve.
Gëzimet le të festohen me zemër, jo me armë !
Çdo e shtënë me armë zjarri mund të sjellë pasoja të rënda dhe të pakthyeshme.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje