Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia Kufitare inicion rastet ‘kalim i paautorizuar i vendkalimit apo vijës kufitar’ dhe ‘kontrabanda me mallra’

Policia Kufitare inicion rastet ‘kalim i paautorizuar i vendkalimit apo vijës kufitar’ dhe ‘kontrabanda me mallra’
Në vazhdën e aktiviteteve në kuadër të Planit Operativ “Parandalimi 2025”, Njësitë e Sektorit të Drejtorisë Rajonale Kufitare Veri dhe ekipet patrulluese të Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit Kërpimeh, me datën 08.08.2025, rreth orës 08:00, në zonën kufitare me Serbinë, fshati Dumnicë, komuna e Podujevës kanë zbuluar dhe iniciuar dy raste njëri: ‘kalim i paautorizuar i vendkalimit apo vijës kufitar’ dhe rasti tjetër ‘kontrabanda me mallra’.
Policia në këto dy raste ka konfiskuar: një traktor me rimorkio, një automjet, 810 pula të gjalla dhe pesë kafshë të imëta (dhi e edha).
Dy persona të dyshuar meshkuj shtetas kosovarë, janë ndaluar dhe liruar pas intervistimit, rastet shkojnë në procedurë të rregullt.

Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje