Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Thirrje për respektimin e dispozitave ligjore mbi rendin dhe qetësinë publike në subjektet afariste – Thirrje për respektimin e dispozitave ligjore mbi rendin dhe qetësinë publike në subjektet afariste

Thirrje për respektimin e dispozitave ligjore mbi rendin dhe qetësinë publike në subjektet afariste
Mitrovicë Veri , 09 Gusht 2025
Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë Veri, në bashkëpunim me inspektoratet komunale dhe institucionet tjera përgjegjëse, rikujton të gjithë pronarët dhe menaxherët e subjekteve afariste (kafiteri, restorante, bare etj), se janë të obliguar të respektojnë oraret e përcaktuara për përdorimin e muzikës, siç parashihen në Ligjin për Rendin dhe Qetësinë Publike dhe aktet nënligjore në fuqi.
Muzika dhe çdo aktivitet tjetër që prodhon zhurmë nuk lejohet të shqetësojë rendin dhe qetësinë publike jashtë orarit të përcaktuar ligjërisht. Çdo shkelje e këtyre dispozitave do të trajtohet si kundërvajtje dhe do të ndiqet sipas procedurave ligjore.
Ligji Nr. 03/L-142 Neni 8 – “Ligji për Rendin dhe Qetësinë Publike”
“Kushdo që shkakton zhurmë të pa nevojshme dhe të padurueshme që dëgjohet të banorët për rreth apo në rrugë dhe që shqetësojnë personat tjerë nga ora 22:00 e deri në orën 07:00 gjatë ditëve të javës dhe prej orës 23:00 e deri në orën 07:00 të shtunave dhe të dielave, dënohet për kundërvajtje”.
Qëllimi i kësaj mase është ruajtja e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike.
Ftojmë të gjitha bizneset të bashkëpunojnë për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim.
Respektimi i ligjit është detyrim dhe përgjegjësi e përbashkët.
Poziv na poštovanje zakonskih odredbi o javnom redu i miru u poslovnim subjektima
Severna Mitrovica, 09. August 2025.
Regionalna policijska direkcija u Severnoj Mitrovici, u saradnji sa opštinskim inspektorima i drugim nadležnim institucijama, podseća sve vlasnike i rukovodioce poslovnih subjekata (kafića, restorana, barova itd.) da su dužni da poštuju utvrđeno vreme za korišćenje muzike, kako je predviđeno Zakonom o javnom redu i miru i važećim podzakonskim aktima.
Muzika i bilo koja druga aktivnost koja proizvodi buku ne smeju da remete javni red i mir van zakonski utvrđenog vremena. Svako kršenje ovih odredbi tretiraće se kao prekršaj i biće gonjeno u skladu sa zakonskim postupcima.
Zakon br. 03/L-142 Član 8 – „Zakon o javnom redu i miru“
“Svako ko izaziva nepotrebnu i nepodnošljivu buku koju čuju stanovnici u tom području ili na ulici i koja uznemirava druga lica od 22:00 do 07:00 časova radnim danima i od 23:00 do 07:00 časova subotom i nedeljom, kazniće se za prekršaj”.
Svrha ove mere je održavanje javnog reda, mira i bezbednosti.
Pozivamo sva preduzeća na saradnju kako bi se obezbedilo mirno i bezbedno okruženje za sve građane bez diskriminacije.
Poštovanje zakona je zajednička obaveza i odgovornost.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje