Në orët e mbrëmjes të datës 09.08.2025, Policia në Vushtrri është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën ,,Hajriz Musa”.
Njësitë policore kanë reaguar dhe kanë identfikuar lokacionin në të cilin ishte duke u mbajtur një aheng familjar. Gjithashtu kanë identifikuar personin i cili kishte shtënë me armë zjarri.
Personi i dyshuar i moshës 29 vjeçare, shtetas i Republikës së Kosovës, është arrestuar dhe është shoqëruar në stacionin policor ndërsa janë konfiskuar në cilësi të provave materiale: një (1) armë e llojit pistoletë me gas, një (1) karikator, nëntëmbëdhjetë (19) fishekë dhe tri (3) gëzhoja.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt ndërsa ndaj tij është iniciuar rast penal për veprat: ,,Armëmbajtje pa leje” dhe ,,Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.