Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Parandalohet kontrabanda e rreth 900 kg kërpudha

Prishtinë, më 12 gusht 2025
Njësitet Patrulluese të Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit (SPMK) – Muqivercë, gjatë realizimit të detyrave dhe aktiviteteve në brezin kufitar, sot më 12.08.2025, rreth orës 11:45, në zonën kufitare të fshatit Karaqevë kanë ndaluar automjetin kombi (furgon), ngjyrë e bardhë, me targa vendore i drejtuar nga një shtetas i Kosovës.
Gjatë kontrollit të automjetit, janë gjetur: 910 kg kërpudha të freskëta të llojit shampinion. Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit dhe dorëzimin e mallrave në Doganën e Kosovës.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje