Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Në funksion të parandalimit dhe ofrimit të sigurisë për qytetarët, policia në rajonin e Mitrovicës se Jugut realizon plan operativ

Mitrovicë e Jugut, 18. gusht 2025
Gjatë tri ditëve të fundit, në lokacione të ndryshme në Mitrovicë Jug, Vushtrri dhe Skenderaj, janë zhvilluar aktivitete policore me plan të veçantë veprimi, të cilat kanë përfshirë kontrolle të automjeteve dhe personave me fokus zonat e frekuentuara kryesisht në mbrëmje dhe orët e vona.
Ky plan operativ, është realizuar në bashkëveprim ndërmjet hetuesve të Sektorit Rajonal, me mbështetje të Njësisë së Reagimit të Shpejtë dhe zyrtarëve patrullues në nivel stacioneve policore.
Në kuadër të këtij plani:
Janë kontrolluar 150 persona,
Janë kontrolluar 140 automjete,
Janë shqiptuar disa gjoba për kundërvajtje ne trafik
Është konfiskuar një armë zjarri
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin e dukurive të kundërligjshme dhe ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët.

Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje