Ndëshkohen dy shoferë që po zhvillonin gara shpejtësie në Ferizaj
Me datën 19.08.2025, policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, rreth orës 23:45 kanë ndaluar dy shoferë që po zhvillonin gara shpejtësie dhe po rrezikonin sigurinë publike në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj.
Shoferi L.Q. (19 vjeç), me veturë të tipit BMW me targa të huaja, është kapur në flagrancë duke garuar me një veturë tjetër. Atij i është shqiptuar gjoba prej 1000 eurove.
Shoferi tjetër Y.T. (19 vjeç), me veturë BMW me targa të huaja, është kapur në flagrancë duke marrë pjesë në gara shpejtësie. Për këtë kundërvajtje të rëndë është dënuar me:
– ndalim i të drejtës për të drejtuar automjet në territorin e Republikës së Kosovës për 12 muaj,
– si dhe gjobë shtesë prej 500 eurove dhe masë mbrojtëse 6 muaj ndalim drejtimi, për shkak të një mase të mëhershme të ndalim-drejtimit, të cilën e kishte nga data 10.08 – 09.11.2025. Gjithashtu atij i është konfiskuar vetura.
Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat e komunikacionit rrugor, në mënyrë që të shmangen rastet e rrezikimit të jetës së pjesëmarrësve në trafik.
Dva vozača koja su učestvovala u brzinskim trkama u Uroševcu kažnjena
Dana 19.08.2025. godine, policajci Jedinice za drumski saobraćaj u Uroševcu, oko 23:45, zaustavili su dva vozača koji su učestvovali u brzinskim trkama i ugrožavali javnu bezbednost u ulici „Driton Islami“ u Uroševcu.
Vozač L.K. (19 godina), sa automobilom BMV sa stranim registarskim tablicama, uhvaćen je na delu dok se takmičio sa drugim automobilom. Kažnjen je sa 1000 evra.
Drugi vozač J.T. (19 godina), sa automobilom BMV sa stranim registarskim tablicama, uhvaćen je na delu dok je učestvovao u brzinskim trkama. Za ovaj težak prekršaj, osuđen je na:
– novčanu kaznu od 500 evra,
– zabranu prava upravljanja vozilom na teritoriji Republike Kosovo u trajanju od 12 meseci,
– kao i dodatnu novčanu kaznu od 500 evra i zaštitnu meru od 6 meseci zabrane vožnje, zbog prethodne zabrane vožnje, koju je imao od 10.08 – 09.11.2025. godine. Njegovo vozilo je takođe oduzeto.
Regionalna policija Uroševac apeluje na sve vozače da poštuju pravila drumskog saobraćaja, kako bi se izbegli slučajevi ugrožavanja života učesnika u saobraćaju.