Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen pesë (5) persona për organizimin e bixhozit të paligjshëm në Prizren

Prizren, 20.08.2025
Me datë 19.08.2025, njësitet policore nga Stacioni Policor Prizren, pas një pune të përkushtuar hetimore dhe mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, kanë zbatuar urdhër kontrolli në disa lokacione ku dyshohej se pronarët dhe punëtorët e lokaleve të caktuara mundësonin zhvillimin e lojërave të fatit.
Janë gjetur dëshmi dhe fakte të cilat konfirmojnë dyshimet për veprimtari të kundërligjshme. Materialet e dyshimta janë sekuestruar përkohësisht si prova në procedurë penale.
Janë arrestuar pesë persona të dyshuar. Prokurori kujdestar ka lëshuar aktvendim për ndalim ndaj dy prej tyre, ndërsa tre të dyshuarit e tjerë janë liruar në procedurë të rregullt hetimore.
Gjatë zbatimit të urdhrit të kontrollit, njësiti i hetimeve është asistuar nga patrullat policore, njësiti i NJRSH, inspektorët e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) dhe inspektorët komunalë të tregut.
Një nga lokalet është mbyllur dhe i janë vendosur vulat zyrtare. Për parregullsitë tjera janë hartuar procesverbale nga inspektorët përkatës.
Rasti mbetet nën hetim, ndërsa Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e veprimtarive të kundërligjshme dhe garantimin e rendit dhe sigurisë publike.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje