Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia në Mamushë realizon urdhër-arrestin ndaj të dënuarit për falsifikim dhe krim kibernetike i dënuar me rreth dy (2) vjet burg efektiv

Prizren, 20.08.2025
Stacioni Policor në Mamushë, më datë 18.08.2025, ka realizuar me sukses urdhër-arrestin të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, ndaj të dënuarit M. J., mashkull, 38 vjeç nga Mamusha.
I dënuari ishte shpallur fajtor për veprat penale: Falsifikim të dokumentit zyrtar (neni 427 paragrafi 1, lidhur me nenin 77 të KPRK-së dhe Hyrje të paautorizuar në rrjetet kompjuterike (neni 277/D paragrafi 2 i Ligjit Nr.08/L-188)
Me vendim të formës së prerë, Gjykata e ka dënuar me 22 muaj burgim efektiv. Patrulla policore , pas një pune të përkushtuar në rrugët operative, ka lokalizuar dhe arrestuar të dënuarin, duke e dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, në përputhje me vendimin gjyqësor.
Ky veprim dëshmon përkushtimin e Policisë së Kosovës në zbatimin e vendimeve gjyqësore dhe forcimin e sundimit të ligjit.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-30
1
Aksidentet Fatale
28
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1836
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
27
Arrestime
18
Ne Mbajtje