Me datën 20.08.2025, rreth orës 11:10, policia në Shtime ka pranuar një informatë se dy femra (nënë e bijë) janë sulmuar fizikisht nga bashkëshorti/babai, mashkull, kosovar, 69 vjeç. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor në Shtime.
Gjatë kontrollit, nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë gjahu me 12 fishekë.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, pas intervistimit nga hetuesit policorë, i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij janë iniciuar rastet penale:
– “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
– “Lëndim i lehtë trupor”.