Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Ekstradohet nga Italia i dënuarit për veprën “Vrasje në tentativë” i dënuar me 20 muaj burg

Prizren, 21.08.2025
Më datë 20.08.2025, rreth orës 20:15, është realizuar me sukses ekstradimi nga Italia në Kosovë i të dënuarit F.Xh., 34 vjeç nga fshati Mushtisht, Komuna e Suharekës, me qëndrim të përkohshëm në Itali.
Ekstradimi është kryer në bazë të Urdhër-arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, sipas nenit 146 lidhur me nenin 20 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPK). I njëjti me aktgjykim të plotfuqishëm (nga data 16.02.2019) nga Gjykata Themelore në Prizren është dënuar me njëzet (20) muaj burg, por i njëjti iu ka shmangur vuajtjes së dënimit.
I ekstraduari është dorëzuar nga autoritetet kompetente italiane në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, ku është pranuar nga zyrtarët policor të Stacionit Policor Suharekë, dhe më pas është dërguar në Qendrën e Paraburgimit.
Policia e Kosovës falënderon autoritetet italiane për bashkëpunimin ndërinstitucional dhe mbetet e përkushtuar në zbatimin e urdhër-arresteve dhe procedurave ligjore në funksion të drejtësisë dhe sigurisë publike.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje