Më datë 20.08.2025, rreth orës 18:10, njësitet patrulluese nga Drejtoria Rajonale Kufitare Lindje në bashkëpunim edhe me njësitë relevante policore kanë arritur që ta parandalojnë një rast të kontrabandës në fshatin Bugjenicë, Komuna e Kamenicës.
Njësitë policore si rezultat i reagimit të shpejtë kanë ndaluar dy automjete të dyshuara me drejtuesë dy të dyshuarit meshkuj kosovarë të cilët kishin të ngarkuar mallra/çokollata vlera orientuese e të cilave sipas çmimeve të tregut arrin rreth dymijë e pesëqind euro (2,500 €) (në sasi 4032 copë dhe 2240 copë) për të cilat të dyshuarit nuk posedonin dokumentacionin e nevojshëm ligjor.
Me urdhër të prokurorit kompetent është iniciuar rast për shkelje të ligjit “Kundërvajtje Doganore”, ndërsa mallrat e gjetura janë konfiskuar dhe i janë dorëzuar Doganës së Kosovës.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha formave të krimit dhe falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme.