Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Gjakovë ndalon shoferin që po voziste me shpejtësi mbi dyfishin e lejuar

Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Gjakovë ndalon shoferin që po voziste me shpejtësi mbi dyfishin e lejuar
Më datë 24 gusht 2025, gjatë patrullimit me veturë inteligjente, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Gjakovë ka evidentuar një shkelje të rëndë të rregullave të komunikacionit. Në zonën me kufizim shpejtësie prej 60 km/h, një veturë është kapur duke lëvizur me shpejtësi prej 154 km/h.
Përmes pajisjes me laser për matjen e shpejtësisë, patrulla ka arritur ta ndalojë automjetin dhe, duke u bazuar në duke u bazuar në ligjin për rregullat e trafikut ndaj kundërvajtësit është shqiptuar një gjobë në shumë prej 300 euro, ndërsa si masë mbrojtëse i është ndaluar patentë-shoferi për një periudhë prej tre (3) muajsh.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe rregullat e qarkullimit rrugor. Ngasja e kujdesshme e automjetit është detyrim ligjor dhe moral – për sigurinë tuaj dhe të të gjithë pjesëmarrësve të tjerë në trafik.
Respekto rregullat – shpëto jetë!
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje