Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia në Prizren, për tre ditë, sekuestron katër armë pa leje

Prizren, 25.08.2025
Gjatë tri ditëve të fundit, Policia e Rajonit të Prizrenit ka vazhduar me përkushtim veprimtarinë profesionale për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, me fokus të veçantë në identifikimin dhe sekuestrimin e armëve pa leje.
Në këtë periudhë, në katër raste të ndara operative, janë sekuestruar gjithsej katër armë zjarri. Dy prej tyre janë konfiskuar nga Stacioni Policor Prizren-Veri, ndërsa dy të tjera nga Stacioni Policor në Suharekë.
Policia e Kosovës, në bashkëpunim të vazhdueshëm me qytetarët, angazhohet për identifikimin e poseduesve ilegalë të armëve, veçanërisht të atyre që keqpërdorin armët duke i përdorur për të shtëna festive në gazmende familjare. Këto veprime paraqesin rrezik të drejtpërdrejtë për jetën dhe sigurinë e qytetarëve.
Në secilin rast konkret, të dyshuarit janë intervistuar nga hetuesit policorë dhe, me aktvendim të prokurorëve përgjegjës, janë ndaluar për 48 orë. Ndaj tyre kanë filluar hetimet për veprat penale përkatëse: “Posedim, mbajtje ose kontroll i paautorizuar i armës” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Policia fton qytetarët që të raportojnë çdo rast të dyshuar, duke kontribuar në parandalimin e incidenteve dhe forcimin e sigurisë në bashkësi.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje