Kapet substancë e dyshuar tek ngasësi i një motoçiklete në zonën e Fushë Kosovës
Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë
Prishtinë, 26 gusht 2025 – Njësiti i Trafikut Rajonal në Prishtinë, gjatë kontrolleve të rregullta në trafik, dje ka ndaluar një drejtues motoçiklete në zonën e Fushë Kosovës.
Gjatë kontrollit, tek drejtuesi i motoçikletës janë gjetur substanca që dyshohet të jenë lëndë narkotike të llojit marihuanë.
I dyshuari menjëherë është proceduar më tej dhe ndaj tij janë ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore dhe hetimore nga Stacioni Policor në Fushë Kosovë.
Ky veprim është pjesë e angazhimit tonë të përhershëm për luftimin e shpërndarjes dhe posedimit të substancave të paligjshme, si dhe për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.
Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunim dhe u bën thirrje që çdo aktivitet të dyshimtë ta raportojnë në numrat kontaktues 192 ose përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”.
Bashkë për një ambient më të sigurt!
Hvata se sumnjiva substanca kod vozača motocikla u zoni Kosovo Polje
Regionalna direkcija policije – Priština
Priština, 26. avgust 2025 – Regionalna saobraćajna jedinica u Prištini je tokom redovnih saobraćajnih kontrola juče zaustavila vozača motocikla u zoni Kosovo Polje.
Tokom kontrole, kod vozača motocikla pronađene su supstance za koje se sumnja da su narkotici vrste marihuane.
Osumnjičeni je odmah dalje procesuiran i preduzete su potrebne pravne i istražne radnje od strane Policijske stanice u Kosovo Polje.
Ova akcija je deo naše stalne posvećenosti borbi protiv distribucije i posedovanja ilegalnih supstanci, kao i za obezbeđivanje reda i javne sigurnosti.
Policija Kosova zahvaljuje građanima na saradnji i poziva ih da svaki sumnjiv događaj prijave na kontakt brojeve 192 ili putem aplikacije “Prijavi policiju”.
Zajedno za sigurniju sredinu!