Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen dy (2) persona tё dyshuar për vepra penale ‘Vjedhje’

Pejë, 1 shtator 2025
Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, stacioni policor në Pejё, me datёn 30.08.2025, ka pranuar informacion se nё rrugën ‘Emrush Miftari’ nё Pejё, ёshtё vjedhur njё biçikletё nё vlerё prej pesё mijё (5000) euro.
Pas njё pune intensive hetuesit e këtij stacioni kanё arritur ta arrestojnë njё person tё dyshuar, ku pas intervistimit, i dyshuari, me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё.
Kurse me datёn 31.08.2025, Policia ka pranuar njё informacion se nё rrugën ‘Ramё Lajqi’ nё Pejё, ёshtё vjedhur njё motoçikletё nё vlerё prej katёr mijё (4000) euro.
Pas njё pune intensive hetuesit e këtij stacioni kanё arritur ta arrestojnë njё person tё dyshuar (i mitur), ku pas intervistimit nga hetuesit, nё prezencёn e avokatit mbrojtёs dhe punëtorit të Qёndrёs pёr Punё Sociale, i dyshuari me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, ёshtё liruar nё procedurё tё rregullt.
Biçikleta dhe motoçikleta u janë kthyer pronarëve legjitimë.

Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje