Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet personi i dënuar për posedim të paautorizuar të armëve

Prishtinë, 04 Shtator 2025- Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale.
Një nga këto operacione u realizua gjatë ditës së sotme në Prishtinë nga zyrtarët policor të stacionit Jugu, më konkretisht nga njësia për realizimin e urdhëresave të gjykatave, të cilët arritën të arrestojnë personin e kërkuar:
-D.D, mashkull, 31 vjeç, i cili konform urdhëresave të gjykatës, është dërguar në vuajtje të dënimit (10 muaj dhe gjobë prej 3.500 euro), për veprën “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje