Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresë gjyqësore

Në dy raste të ndara, policia rajonale e Ferizajt ka arrestuar dy persona të kërkuar nga gjykata.
Më datë 04.09.2025, rreth orës 06:00, policët e stacionit policor në Kaçanik, në fshatin Dubravë, kanë arrestuar personin B. K. (24 vjeç), i cili ishte në kërkim me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për 23 ditë burg ose pagesë gjobe prej 460 euro. Pas kryerjes së pagesës është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërsa, më datë 05.09.2025, rreth orës 01:20, gjatë patrullimit në udhëkryqin mes fshatrave Balaj dhe Lloshkobare, policët e stacionit policor në Ferizaj kanë ndaluar për kontroll një veturë.
Gjatë verifikimit është konstatuar se njëri nga pasagjerët, A. E. (29 vjeç), ishte në kërkim me urdhëresë aktive të Gjykatës Themelore në Ferizaj për vuajtje dënimi me burg prej 10 ditësh. Pas procedurave të nevojshme është dërguar për vuajtje të dënimit.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje