Policia e Kosovës respektivisht Divizioni i Policimit në Bashkësi në bashkëpunim dhe me përkrahjen të misionit të OSBE-së në Kosovë, ka realizuar me sukses kampin rinor ndërkulturor i cili është mbajtur nga data 5 deri më 7 shtator 2025.
Qëllimi i këtij kampi ka qenë promovimi i bashkëjetesës ndëretnike, bashkëpunimit dhe mirëkuptimit ndërmjet të rinjve të komuniteteve të ndryshme, si dhe forcimi i rolit të tyre në sigurinë publike në nivel lokal.
Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues nga dy Komitete Lokale për Siguri Publike (KLSP): KLSP Muqivercë (Kamenicë) dhe KLSP Avdullah Presheva (Gjilan), si dhe 20 të rinj të përzgjedhur nga komunitete të ndryshme.
Kampi u karakterizua me atmosferë pozitive, aktivitete edukative e argëtuese dhe ndërveprim të frytshëm mes të rinjve, përfaqësuesve të KLSP-ve dhe policëve të lagjes.
Policia e Kosovës e konsideron thelbësore përfshirjen e të rinjve në përmirësimin e sigurisë dhe ndërtimin e komuniteteve të sigurta dhe gjithëpërfshirëse.