Me qëllim të rritjes së sigurisë në trafik dhe parandalimit të aksidenteve rrugore, Stacioni Policor Jugu në Mitrovicë, ka zbatuar një plan të veçantë operativ me fokus në kontrollin e kamionëve me tonazh të rëndë.
Gjatë kontrolleve të zhvilluara në pika të ndryshme, janë evidentuar disa parregullsi teknike dhe ligjore, përfshirë:
– gomat e dëmtuara,
– mungesa e pajisjeve të detyrueshme,
– skadim i regjistrimit të automjeteve.
Si rezultat, ndaj (51) kundërvajtësve janë shqiptuar gjoba për kundërvajtje në trafik, sipas ligjeve në fuqi.
Policia, apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e veçanërisht tek drejtuesit e automjeteve të rënda, që të respektojnë rregullat dhe normat e sigurisë rrugore, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe ruajtjes së jetës së qytetarëve.