Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës pjesë e garës ‘King Abdullah Special Operations Training Center’ në Jordani

Prishtinë, më 8 tetor 2025
Policia e Kosovës (PK), konkretisht zyrtarë policorë të njësive speciale, po marrin pjesë në një garë ndërkombëtare të njësive elitare policore/ushtarake të shteteve të ndryshme. Këtë vit pjesëmarrëse janë 38 ekipe të shteteve të ndryshme të botës.
Në këtë garë njësitet elite policore si dhe ato ushtarake po garojnë në disa disiplina me shkallë të lartë të vështirësisë dhe taktikës, si gjuajtje me armë të llojeve të ndryshme, marshime me pesha të rënda dhe pjesë tjera të ushtrimeve të natyrës së kësaj fushe të oprimit policor/ushtarak.

Policia e Kosovës me njësinë elite të saj po tregon profesionalizëm dhe rezultate pozitive në fusha të ndryshme karshi policive të shteteve të ndryshme ndërkombëtare. Ekipi i PK-së, ka arritur të futet në pjesën finale të garave ‘King Challenge’, ku pjesëmarrëse në këtë fazë do të jenë 15 ekipet më të suksesshme të këtij organizimi/gare.

Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje