Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale-vjedhje e rëndë

Mitrovicë, 09 Tetor 2025
Sot, me datën 09 Tetor 2025, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, kanë identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”.
Personi i dyshuar i moshës 26 vjeçare, shtetas i Republikës së Kosovës është arrestuar pas hetimeve të detajuara, provave të siguruara materiale dhe dyshimeve të bazuara se i njëjti kishte kryer veprën penale.
Ai dyshohet se në bashkëkryerje me persona të tjerë kanë kryer veprën penale në një shtëpi në rrugën ,,Skënderbeu” në Vushtrri në muajin Mars të këtij viti.
Dy persona të dyshuar të involvuar në këtë rast janë arrestuar në muajin korrik, ndërsa i dyshuari i tretë është arrestuar sot nga ana e hetuesve në vendbanimin e tij në një fshat të Vushtrrisë.
Pas intervistimit dhe procedurave tjera të nevojshme, me aktvendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje