Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Gjakovë është duke zbatuar planin operativ “Siguria e nxënësve në rrugë”

Në kuadër të këtij plani operativ, përveç patrullimeve dhe pikave të kontrollit në zonat ku ndodhen shkollat, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor ka filluar edhe me mbajtjen e ligjëratave teorike për sigurinë në trafik, si dhe me aktivitete praktike në komunikacion.
Qëllimi i këtyre aktiviteteve është që nxënësit të njihen më nga afër me rregullat e komunikacionit, rëndësinë e sigurisë rrugore, si dhe me punën e policisë në terren dhe detyrat e saj gjatë menaxhimit të trafikut.
Gjatë këtyre aktiviteteve, të shoqëruar nga zyrtarët e Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor, nxënësit morën pjesë në pika kontrolli dhe panë nga afër demonstrimin e punës policore me qëllim të ngritjes së vetëdijes për sigurinë në trafik.
Duke e ditur rëndësinë e sigurisë së nxënësve në trafik, Policia e Kosovës do të vazhdojë me përkushtim të zhvillojë aktivitete të tilla çdo ditë, me qëllim rritjen e vetëdijes dhe sigurisë në komunikacion.

Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje