Në vazhdën e angazhimeve hetimore dhe operative, Policia e Kosovës, më saktë Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, më datën 10.10.2025
ka zhvilluar një operacion policor në Gjilan i cili ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar.
Pas grumbullimit të informacioneve dhe në konsultim me prokuronin kompetent, njësitë policore kanë kryer kontroll në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar.
Gjatë kontrollit në lokacionin e lartcekur janë gjetur dhe sekuestruar provat materiale si:
– 3 bime të sapo mbjellura të llojit Kanabis Sativa
– 589.35 euro para të gatshme
Lidhur me rastin ndaj të dyshuarit të lartcekur me urdhër të prokurorit kompetent është iniciuar rast për tre vepra penale (Kultivimi i bimës se hashashit, shkurres se kokainës ose bimëve te kokainës neni 272. Blerja, Posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e sub. narkotike, psikotrope ose analoge Neni 267 dhe Mbajtja ne pronësi, kontroll ose posedim te paautorizuar te armeve neni 366.) dhe pas intervistimit i njëjti dërgohet ne mbajtje.