Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Në dy raste të ndryshme sekuestrohen dy armë në Prizren

Prizren, 10 tetor 2025
Brenda më pak se 24 orësh, konkretisht me datën 09 dhe 10 tetor 2025, Policia Rajonale e Prizrenit ka realizuar dy operacione të ndara, në të cilat janë sekuestruar dy armë zjarri – pistoleta.
Rasti i parë – më datë 09.10.2025, ora 21:15 Policia ka marrë informacion se në fshatin Tupec, në një shtëpi private ka pasur të shtëna me armë zjarri gjatë një gazmend familjar. Patrulla policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kontaktuar me pronarin e shtëpisë, i cili ka pranuar se ka shtënë me armë në ajër. Në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur gëzhoja, pasi personi i dyshuar i kishte larguar ato, por arma është dorëzuar me 10 fishekë. Në vendngjarje kanë dalë patrullat policore të Stacionit Policor Prizren, njësia e hetuesisë dhe krim teknikës. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti penal. Personi është ndaluar për 48 orë.
Rasti i dytë – me datën 10.10.2025, ora 00:15, Pas një dyshimi të bazuar se në fshatin Caparc, në një lokal të këtij fshati ndodheshin disa persona të dyshuar për posedim të mundshëm të armëve të zjarrit, patrullat policore të Stacionit Policor Prizren-Veri kanë shkuar në drejtim të lokalit dhe gjatë kontrollit sipërfaqësor mbrapa lokalit është gjetur një armë zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë qenë njësiti i hetimeve dhe krim teknikës, të cilët kanë bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe konfiskimin e armës. Të gjitha veprimet janë kryer në bashkërendim me prokurorin e Shtetit. Të dyshuarit janë sjellë në stacion për intervistim. Me urdhër të prokurorit, një i dyshuar – pronari i lokalit – është ndaluar për 48 orë në ndalim policor.
Ndaj dy të dyshuarve, në dy rastet e ndara, janë iniciuar rastet penale për veprat “mbajtje në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armës’ dhe ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje