Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Mbahet konferenca dy ditore “Ndikimi i mediave, opinionit publik dhe rrjeteve sociale, në trajtimin e rasteve disiplinore”

Prishtinë, më 17 tetor 2025
Policia e Kosovës (PK), mbështetur dhe përkrahur nga OSBE-ja, ka mbajtur konferencë dyditore për ‘Hetime të Brendshme’ me temën “Ndikimi i mediave, opinionit publik dhe rrjeteve sociale në trajtimin e rasteve disiplinore”.
Në këtë konferencë kanë marrë pjesë përfaqësues nga shtete të ndryshme si: Shqipëria, Anglia, Belgjika, Gjermania, Portugalia, Çekia, Turqia, Kroacia, Bosnje e Hercegovina, Mali i zi dhe Maqedonia e Veriut. Gjithashtu pjesë e konferencës janë edhe përfaqësues nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe një numër i konsiderueshëm i punonjësve nga Drejtoria për Hetime të Brendshme të PK-së.
Në kuadër të konferencës u diskutua për rolin e mediave, rrjeteve sociale dhe opinionit publik, mekanizmat e ndikimit në hetimet disiplinore, roli i teknologjisë si dhe përfitimet potenciale të ndikimit me qëllim të përmirësimit të sistemit, veprimeve policore dhe ngritjes se imazhit te organizatës. Konferenca u mirëprite dhe u vlerësua lartë nga të gjithë të pranishmit.

Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje