KOMUNIKATË E PËRBASHKËT E IPK-së DHE POLICISË SË KOSOVËS
Ndalohen katër persona të dyshuar për përfshirje në një rast rrëmbimi
Pas veprimeve hetimore të ndërmarra nga hetuesit policor dhe identifikimit të personave të dyshuar lidhur me rastin e rrëmbimit të raportuar më 19 shtator 2025, në lagjen Veternik të Prishtinës, ka rezultuar se në këtë rast dyshohet të jetë i përfshirë edhe një zyrtar policor.
Menjëherë pas kësaj është njoftuar Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), të cilët në bashkëpunim me hetuesit e Njësisë së Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë kanë arrritë të sigurojnë prezencën e personave të dyshuar.
Gjatë veprimeve hetimore janë sekuestruar një armë zjarri dhe një lodër (imitim i armës AK-47).
Me vendim të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, të katër personave të ndaluar u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Si pjesë e procedurave administrative IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës edhe suspendimin për zyrtarin policor.
Hetuesit policor dhe ata të IPK-së, në koordinim të plotë me Prokurorinë Themelore, po vazhdojnë veprimet e mëtejme hetimore me qëllim të ndriçimit të plotë të rastit.
Numri i përgjithshëm i personave të arrestuar lidhur me këtë rast arrinë në tetë.