Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës parandalon rast të kontrabandimit me mallra në rajonin e Hanit të Elezit

Prishtinë, 25 tetor 2025
Policia e Kosovës, përkatësisht njësitë patrulluese të Drejtorisë Rajonale Kufitare – Lindje nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare – Hani i Elezit, kanë realizuar një veprim operativ që ka rezultuar me parandalimin e një rasti të kontrabandimit me mallra në zonën kufitare të Hanit të Elezit.
Dje rreth orës 19:00, njësia policore ka vërejtur një automjet të tipit kombi-furgon pa targa regjistrimi, i cili kishte hyrë nga Maqedonia e Veriut në territorin e Republikës së Kosovës, duke përdorur rrugë ilegale.
Pavarësisht tentativës së policisë për ta ndaluar automjetin, ky i fundit nuk është ndalur dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në një hendek. Dy persona të dyshuar që ndodheshin në automjet e kanë braktisur atë dhe janë larguar në drejtim të Maqedonisë së Veriut.
Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka gjetur një sasi të konsiderueshme mallrash që dyshohet se janë kontrabanduar, përfshirë:
këpucë për meshkuj dhe femra të markave të ndryshme,
mjete pune
kasaforta dhe veshje të ndryshme,
Me urdhër të prokurorit kompetent, automjeti dhe mallrat e gjetura janë konfiskuar dhe janë dërguar në Stacionin Policor për Mbikëqyrje Kufitare – Hani i Elezit, ndërsa do t’i dorëzohen Doganës së Kosovës për procedurat e mëtejme ligjore.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha veprimtarive ilegale, me qëllim të ruajtjes së rendit, sigurisë dhe integritetit kufitar të Republikës së Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me agjencitë e tjera ligjzbatuese.

Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje