Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, në vazhdimësi është duke ndërmarrë masa për të ngritur sigurinë në trafikun rrugor dhe parandalimin e aksidenteve në trafik. Me qëllim të sensibilizimit të shoferëve për rreziqet e mosrespektimit te kufizimeve të shpejtësisë, po realizon fushatën me moton-Mos lejo që shpejtësia të të udhëheq .
Kjo fushatë, në fokus ka vetëdijesimin e shoferëve për rrezikun qe paraqet mosrespektimi i kufizimeve të shpejtësisë pasi që një veprim i tillë rrezikon drejtpërdrejt shoferin dhe pjesëmarrësit tjerë në trafik duke rrezikuar shkaktimin e aksidenteve me pasoja të rënda.
Në kuadër të fushatës, zyrtarët policor në tërë rajonin e Mitrovicës së Jugut po shpërndajnë fletushka në të cilat janë ilustruar disa nga veprime qe janë te ndaluara dhe bien në kundërshtim me rregullat e sigurisë ne trafik.
Policia, apelon tek të gjithë shoferet të kenë kujdes dhe t`iu përmbahen rregullave të përcaktuara me Ligjin për sigurinë në trafik në mënyrë që të mos rrezikojnë veten dhe pjesëmarrësit në trafikun rrugor.