Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, stacioni policor në Pejё, me datёn 11.11.2025, ka pranuar informacion nga ankuesja se nё rrugën ‘Ekrem Berisha’ nё Pejё ka ndodhur njё rast i vjedhjes.
Policia menjёherё ka shkuar nё vendin e ngjarjes, ku nga ankuesja është kuptuar se tё njёjtёs i ёshtë vjedhur nja sasi ari nga dhoma a saj.
Pas njё pune intensive hetuesit e këtij stacioni kanё arritur ta arrestojnë njё person tё dyshuar (i mitur), ku pas intervistimit, i dyshuari deklaron se arin e ka shitur te një person tjetёr.
Policia ka arrestuar edhe personin e dytё, pёr veprёn penale ‘blerje apo fshehje e mallrave tё pёrfituara me anё tё veprës penale’, ku nga i njëjti janё sekuestruar disa nga sendet tё cilat i kishte blerё nga i dyshuari i cili i kishte vjedhur.
Pas intervistimit nga hetuesit me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, dy (2) tё dyshuarit janё liruar nё procedurё tё rregullt.