Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Pejë, me datën 10.11.2025, rreth orës 03:40, është njoftuar se nё rrugën “Tahir Zemaj” nё Pejё, ka ndodhur një grabitje.
Policia menjëherë i është përgjigjur rastit dhe me të arritur në vendngjarje ka kuptuar nga viktima e rastit se i njëjti fillimisht ёshtё sulmuar fizikisht dhe i janё grabitur njё shumё prej 20 eurosh, nёn kёrcёnimin e mjetit tё mprehtë (thikё).
Viktima ёshtё futur me dhunё nё veturёn e tij, ndёrsa njёri nga tё dyshuarit e ka vozitur veturën e tij nё drejtim tё Deçanit, e mё pas vozitёsi i veturёs humb kontrollin mbi veturën dhe aksidentohet.
Pas njё pune intensive tё njësiteve tё Stacionit Policor nё Pejё, ёshtё arritur identikfikimi dhe arrestimi i personave tё dyshuar, ku tek tё dyshuarit janё gjetur dhe janë sekuestruar: njёzet (20) euro, mjeti i mprehtë (thikё), tre (3) telefona mobilë dhe dy (2) vetura tё cilat dyshohet se ishin të përfshira nё rast.
Pas intervistimit nga hetuesit e sektorit rajonal pёr hetime, tre tё dyshuarit, me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, janё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё.