Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Ekipi i Futbollit të Policisë së Kosovës shpallet Kampion në kuadër të FSPK-së

Prishtinë, më 13.11.2025
Ekipi i Policisë së Kosovës në futboll, ka siguruar titullin e kampionit në kuadër të Federatës Sportive të Punëtorëve të Kosovës (FSPK), duke përmbyllur kampionatin me bilanc të jashtëzakonshëm pa asnjë humbje.
Me angazhim, disiplinë dhe përkushtim të lartë, pjesëtarët e ekipit kanë dëshmuar jo vetëm aftësi të shkëlqyera sportive, por edhe vlera të larta institucionale, duke e përfaqësuar me dinjitet Policinë e Kosovës në këtë garë të rëndësishme sportive. Policia e Kosovës edhe përmes sportit, vazhdon të promovojë vlera të bashkëpunimit, respektit dhe solidaritetit.

Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje