Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.
Gjatë javës së kaluar, nga data 17-23.11.2025, janë shqiptuar 1. 270 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 26 patentë-shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.
Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 37 aksidente, nga të cilat:
– 17 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 21 persona
– 20 aksidente me dëme materiale
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë shoferët e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut.
Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje në trafik përmes:
– Stacionit më të afërt policor
– Aplikacionit digjital “Lajmëro policinë” dhe në numrin kujdestar 192.