Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Ndëshkohen dy shoferë për kundërvajtje të rënda në trafik në Ferizaj

Ferizaj, 05.12.2025
Policia e Stacionit Ferizaj dhe Njësia e Komunikacionit Rrugor kanë ndërmarrë veprime ndaj dy shoferëve, të cilët në dy raste të ndara janë hasur duke kryer kundërvajtje të rënda në trafik.
Rreth orës 02:22, në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj, policia ndaloi shoferin E.H. (23 vjeç), i cili po qarkullonte me veturën VW Golf me targa vendore, në kohën kur kishte të shqiptuar masën mbrojtëse, heqjen e patentë shoferit nga data 14.10.2025 deri më 13.01.2026.
Për këtë kundërvajtje të rëndë, ndaj tij u shqiptua gjobë prej 500 euro, 5 pikë negative dhe masa e ndalimit të drejtimit të automjetit për 6 muaj në territorin e Republikës së Kosovës, ndërsa automjeti iu konfiskua.
Gjatë verifikimit u konstatua se shoferi kishte arritur numrin maksimal prej 13 pikësh negative nga kundërvajtjet e mëhershme, ndaj iu shqiptua edhe një masë shtesë, heqje e patentë shoferit për 12 muaj të tjerë.
Në një rast tjetër, policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor ditë më parë ndaluan shoferin Xh.H. (42 vjeç) në fshatin Gjyrkovc të Shtimes, i cili po qarkullonte me veturën Audi Q5 me targa vendore, gjithashtu nën masën mbrojtëse të heqjes së patentë shoferit nga data 15.10.2025 deri më 14.01.2026.
Për kundërvajtjen e rëndë, ndaj tij u shqiptua gjobë prej 500 euro, masa e ndalimit të drejtimit të automjetit për 6 muaj, ndërsa automjeti iu konfiskua. Shoferi posedonte patentë shofer të huaj.
Policia Rajonale në Ferizaj apelon të gjithë shoferët që të respektojnë ligjin dhe rregullat e trafikut rrugor dhe të mos ngasin automjetet gjatë periudhës së masës mbrojtëse të heqjes së patentë shoferit.
Policia do të vazhdojë intensifikimin e kontrolleve në të gjitha rrugët e rajonit me qëllim të rritjes së sigurisë rrugore dhe fton qytetarët të raportojnë çdo shkelje të trafikut në numrat:
192, 0290/326-250, 0290/322-406
ose përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”.
Të gjitha informacionet trajtohen me konfidencialitet të plotë.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje