Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge në Kaçanik

Ferizaj, 06.12.2025
Më datën 06.12.2025, rreth orës 00:30, patrulla e stacionit policor Kaçanik, gjatë patrullimit në fshatin Bajnicë të Kaçanikut, ka ndaluar një veturë të tipit Mercedes me targa vendore.
Gjatë kontrollit, te pasagjeri i mjetit I.Xh (21 vjeç)është gjetur substancë narkotike që dyshohet të jetë e llojit marihuanë, një mulli për bluarje, një paketë letrash rizla, si dhe një cigare e mbështjellë me narkotik, të cilat janë sekuestruar.
Personi i dyshuar është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar.
Lidhur me rastin është njoftuar Njësia e Antidrogës për trajtim të mëtejshëm.
Gjithashtu, është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar iniciimin e rastit dhe lirimin e personit të dyshuar në procedurë të rregullt pas intervistimit.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje