Vushtrri, 12 dhjetor 2025
Me datë 11.12.2025 rreth orës 19:00, policia në Vushtrri ka pranuar një informacion për të shtëna me armë zjarri në një fshat të Vushtrrisë. Njësitë policore menjëherë kanë vepruar dhe në vendin e ngjarjes kanë gjetur dy gëzhoja.
Pas veprimeve hetimore është identifikuar edhe personi i dyshuar i cili është arrestuar dhe te i cili është gjetur një armë gjysme-automatike e cila është sekuestruar në cilës të provave materiale.
Pas intervistimit dhe procedurave tjera ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprat penale: ,,Mbajtje ne pronësi, kontroll apo përdorim i paautorizuar i armës” dhe ,,Përdorim i armës”, ndërsa i dyshuari me udhëzim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.


