Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës dhe CEPOL forcojnë partneritetin profesional

Prishtinë 12 dhjetor 2025
Policia e Kosovës dhe CEPOL kanë avancuar bashkëpunimin profesional përmes një aktiviteti të rëndësishëm të zhvilluar ditë më parë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. Projekti i CEPOL-it, i fokusuar në hetimin e narkotikëve, ka kontribuar ndjeshëm në ngritjen e kapaciteteve hetimore dhe operative të Policisë së Kosovës. Gjatë aktivitetit, CEPOL i ndau Policisë së Kosovës mirënjohje për bashkëpunim të shkëlqyeshëm dhe partneritet të qëndrueshëm. Policia e Kosovës shprehu falënderim për mbështetjen e vazhdueshme të CEPOL-it dhe institucioneve partnere që kontribuojnë në forcimin e sigurisë publike. Ky partneritet konfirmon përkushtimin e ndërsjellë për integrimin e standardeve evropiane dhe zhvillimin e kapaciteteve moderne të zbatimit të ligjit në vend.



Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje