Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Konfiskohen mbi 4.6 kg kokainë dhe arrestohen katër të dyshuar

Prishtinë, më 13 dhjetor 2025
Hetuesit policorë nga Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN)-Ferizaj, në koordinim me prokurorinë dhe bashkëpunim me zyrtarë nga AKI, pas një hetimi disa mujorë, dje më 12.12.2025, kanë zbatuar një plan taktik të emërtuar ‘Kulla’ me qëllim arrestimin e të dyshuarve për përfshirje në trafikim me lëndë narkotike.
Gjatë realizimit të operacionit policor, hetuesve të DHTN-Ferizaj i kanë ofruar mbështetje njësit tjera policore nga DHTN Prishtinë, NjSI e njësi tjera mbështetëse. Policia ka arrestuar katër të dyshuar: A.L., (mashkull shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1973), M.B., (mashkull shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1971), A.B., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1997) dhe A.B., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1993). Po ashtu dy të dyshuar nuk janë hasur nga policia dhe ndodhen në arrati.
Policia, si prova materiale gjatë realizimit të operacionit, ka gjetur dhe konfiskuar:
• substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit kokainë me peshë totale 4620.4 gr., e mbështjellë në katër paketime, me vlerë tregu rreth 140 mijë euro,
• një pistoletë me 14 fishekë,
• dy telefona celular,
• para (euro, lekë dhe dollar kanadez),
• dy vetura dhe një motor katër-rrotësh.
Të dyshuarit, pas intervistimit me aktvendim nga prokuroria janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë.
Mund të jetë një imazh i ‎çantë e veglave dhe ‎teksti që thotë "‎6 UNIT URUA 채어 5 ANTIDRUG ANTII A 10食 UNTA VUESPA タ屋 ትበል VISI . ده LESPAD 2‎"‎‎
Mund të jetë një imazh i çantë e veglave dhe teksti
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje