Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës e gjen veturën e kërkuar nga autoritetet suedeze, arrestohet një person i dyshuar

Prishtinë, 24 dhjetor 2025 – Njësitet e Stacionit Policor Veriu në Prishtinë, në bashkëpunim me Sektorin e Hetimeve të Kryeqytetit, kanë realizuar sot një operacion policor që ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar.
Gjatë këtij operacioni, policia ka lokalizuar dhe sekuestruar një veturë që ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet suedeze, të cilën kanë vazhduar ta trajtojnë njësitet kompetente të Policisë. Po ashtu, gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri, si dhe municion.
Ndaj personit të dyshuar në koordinim me Prokurorin e Shtetit është iniciuar rast penal për veprën “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.


Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje