Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Policia zbaton planin operativ me detyra konkrete gjatë festës së ndërrimit të mot-moteve në vendin tonë

Prishtinë, më 1 janar 2026
Policia e Kosovës me qëllim të ofrimit të sigurisë, ruajtjes së rendit publik, për festat e fund vitit dhe për Vitin e Ri, ka hartuar dhe zbatuar një plan operativ, ku është paraparë shtimi i masave të sigurisë dhe prezencës policore në lokacione apo ambiente ku pritej të ketë përqendrim, festime apo prezencë më të madhe të qytetarëve gjatë festës.
Në pika të veçanta të këtij urdhri operativ, përveç ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, është paraparë kujdes i shtuar në mbikëqyrjen dhe kontrollin në trafikun rrugor, menaxhimin e Pikave të Kalimeve Kufitare përfshirë aeroportin ndërkombëtar dhe brezit kufitar në përgjithësi.
Bazuar në raportimet e pranuara nga Drejtoritë Rajonale Policore, nata e vitit të ri, ndërrimi i mot-moteve, ka kaluar me disa raportime për incidente që lidhen me pjesën e festimeve. Nga disa rajone të vendit janë raportuar incidente me lëndime trupore si pasojë e përdorimit të pa kujdesshëm të mjeteve piro-teknike, raste të lëndimeve të lehta nga armë zjarri dhe dëme materiale si pasojë e përdorimit të pakujdesshëm të mjeteve piroteknike (zjarre). Policia i ka iniciuar dhe do të vazhdojë t’i trajtojë të gjitha ato raste qofshin vepra penale apo incidente tjera dhe rastet në koordinim me prokurorit kompetente do të përcillen te organet e drejtësisë.
Policia e Kosovës uron të gjithë qytetarët e vendit: Gëzuar Vitit e Ri 2026, qoftë ky vit i suksesshëm për ju, shëndet, paqe e siguri! Ju falënderojmë për bashkëpunimin e besimin e treguar ndaj nesh, ta vazhdojmë bashkëpunimin edhe këtë vit në të mirë të të gjithë komunitetit pa dallim.

Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje