Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i kërkuar në Kaçanik

Ferizaj, 03.01.2026
Më datën 03.01.2026, rreth orës 06:00, zyrtarët policorë të stacionit policor në Kaçanik, në rrugën “Faruk Dogani”, kanë arrestuar personin e kërkuar B.D. (31 vjeç).
Ai ishte në kërkim me urdhëresë aktive të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Pas kompletimit të dokumentacionit të nevojshëm, personi i arrestuar është dërguar në vuajtje të dënimit me kohëzgjatje prej nëntëdhjetë (90) ditësh.
Policia Rajonale e Ferizajt mbetet e përkushtuar në zbatimin e urdhëresave gjyqësore dhe në arrestimin e personave në kërkim.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje