Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës dhe Përdorimi i armës apo mjetit te rrezikshëm në Ferizaj

Më datë 01.01.2026, Njësiti i Hetimeve të stacionit policor në Ferizaj ka pranuar një informatë se një person kishte publikuar në rrjete sociale një videoinçizim, duke shtënë me armë zjarri. Pas një pune intenzive në terren, është identifikuar i dyshuari I.H,(29 vjeç), i cili më pas ka dorëzuar armën, me të cilën dyshohet se kishte shtënë me datën 31.12.2025
I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt dhe ndaj tij është iniciuar rast për veprat penale:
“Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje