Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Sekuestrohen katër armë dhe municion në Prizren – ndalohen tre persona për përdorim të armëve

Prizren, 05 janar 2026
Festimet e ndërrimit të viteve në rajonin e Prizrenit kanë kaluar kryesisht pa incidente madhore dhe me atmosferë festive. Megjithatë, jo të gjithë qytetarët kanë festuar në mënyrë të ligjshme. së paku në pesë raste është raportuar për të shtëna me armë zjarri, tre nga ato janë raportuar për të shtëna festive.
Gjatë kësaj periudhe, Policia ka sekuestruar: Katër armë zjarrit dhe një sasi të municionit.
Disa persona janë arrestuar, ndërsa tre prej tyre janë ndaluar për 48 orë. Lidhur me rastet e evidentuara, ndaj të gjithë personave të përfshirë është iniciuar procedura penale dhe do të ngrihen kallëzime penale.
Policia e Kosovës ka rikujtuar disa herë se përdorimi i armëve apo mjeteve të rrezikshme jo vetëm që është i kundërligjshëm, por paraqet rrezik serioz për jetën dhe pronën e qytetarëve. Përdorimi i tyre për festime bie ndesh me ligjin, andaj ndaj kujtdo që shkel ligjin, policia pa hezitim do të ndërmarrë veprimet e nevojshme, bazuar në procedurat dhe ligjet në fuqi.
Mesazhi i Policisë së Kosovës: “Festo me zemër, jo me armë.”
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje