Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person për organizim të bixhozit të kundërligjshëm

Skenderaj, 11 janar 2026
Policia në Skenderaj, rreth orës 01:00, ka pranuar një informacion se në një lokal në Skenderaj, dyshohej se po organizoheshin lojëra fati të kundërligjshme.
Njësitë policore kanë reaguar menjëherë dhe pas identifikimit të lokalit, gjatë kontrollit në të njëjtin janë hasur 14 persona, të cilët dyshohet se ishin duke marrë pjesë në lojëra fati.
Gjatë veprimeve policore është sekuestruar një tavolinë pokeri, si dhe mjete të tjera që nevojiten për zhvillimin e kësaj veprimtarie.
Si rezultat i veprimeve hetimore, pronari i lokalit është arrestuar, ndërsa personat e tjerë janë shoqëruar në stacionin policor dhe janë intervistuar në cilësinë e dëshmitarëve.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti penal: “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm ”, dhe i njëjti është ndaluar në ndalim policor.

Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje