Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia në Skenderaj arreston një person të kërkuar me disa urdhëresa aktive të gjykatës

Më datë 10.01.2026, rreth orës 18:00, policia në Skenderaj ka ndaluar një automjet me targa të Bosnjë e Hercegovinës.
Gjatë verifikimit, është konstatuar se personi i ndaluar kishte ndërruar mbiemrin, mirëpo pas verifikimeve të hollësishme është vërtetuar se i njëjti ishte person i kërkuar me tri urdhëresa aktive nga Gjykata Themelore në Mitrovicë dhe dy letërreshtime nga Gjykata Themelore në Gjilan.
Personi ishte në kërkim për veprat penale: Dëmtim apo asgjësim i pasurisë, trafikim me njerëz dhe falsifikim i dokumentit.
Në bazë të urdhëresave të gjykatës, personi ishte i dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 3 vite e 8 muaj.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, ai është dërguar në vuajtje të dënimit.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje