Policia në Veri realizon aksion humanitar për dhurim gjaku në shërbim të qytetarëve
Mitrovicë Veri , 14.01.2026
Si pjesë e aktiviteteve me karakter humanitar dhe në frymën e shërbimit ndaj qytetarëve, Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri ka filluar sot një aksion të dhurimit vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut.
Aksioni ka filluar sot, duke filluar nga ora 11:00, dhe po zhvillohet në objektin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë Veri, ku zyrtarë policorë po vazhdojnë të dhurojnë gjak vullnetarisht.
Në këtë aktivitet humanitar, zyrtarët policorë po shprehin solidaritet, humanizëm dhe përgjegjësi shoqërore ndaj qytetarëve që kanë nevojë për trajtim mjekësor.
Përmes këtij veprimi, Policia e Kosovës dëshmon se misioni i saj nuk kufizohet vetëm në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, por përfshin edhe mbështetjen e drejtpërdrejtë të jetës dhe mirëqenies së qytetarëve.
Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri mbetet e përkushtuar që edhe në të ardhmen të kontribuojë në iniciativa humanitare dhe aktivitete në dobi të shoqërisë, duke qenë gjithmonë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim.
Policija na severu sprovodi humanitarnu akciju davanja krvi u službi građana
Severna Mitrovica, 14.01.2026.
U okviru humanitarnih aktivnosti i u duhu služenja građanima, Regionalna Direkcija Policije Mitrovica Sever, danas je pokrenula akciju dobrovoljnog davanja krvi, u saradnji sa Nacionalnim Centrom Kosova za Transfuziju Krvi.
Akcija je počela danas, sa početkom u 11:00 časova, i održava se u zgradi Regionalne Direkcije Policije- Mitrovica Sever, gde policajci nastavljaju dobrovoljno davanje krvi.
Ovom humanitarnom aktivnošću, policajci iskazuju solidarnost, humanost i društvenu odgovornost prema građanima kojima je potrebna medicinski tretman.
Preko ove akcije, Policija Kosova dokazuje da njena misija nije ograničena samo na održavanje javnog reda i bezbednosti, već uključuje i neposrednu podršku života i blagostanje građana. Regionalna Direkcija Policije Mitrovica Sever ostaje posvećena doprinosu humanitarnim inicijativama i aktivnostima u korist društva i u budućnosti, uvek bivajući na raspolaganju svim građanima bez razlike.