Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia në Vushtrri realizon bastisje dhe sekuestron armë e municon

Vushtrri, 15 janar 2026
Hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, mbi dyshime të bazuara për posedim ilegal të armëve, kanë realizuar një bastisje në një shtëpi dhe objekte përcjellëse në fshatin Dubovc të Vushtrrisë.
Si rezultat i bastisjes, janë gjetur dhe sekuestruar:
dy (2) pushkë të gjata,
një (1) pistoletë,
dyzet e pesë (45) fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Lidhur me rastin, në cilësinë e të dyshuarve janë intervistuar dy persona dhe është iniciuar rasti penal ,,Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Me aktvendim të prokurorit, njërit prej të dyshuarve i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje