Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Humb jetën njё person në aksident trafiku

Pejë, 7 shkurt 2026
Ju informojmë se me datën 7 shkurt 2026, rreth orës 07:50, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Loxhё-Pejё.
Nё vendin e ngjarjes kanё dalё njёsitet kompetente tё Njësitit Rajonal tё Komunikacionit Rrugor, emergjenca dhe njёsiti i zjarrfiksёve.
Nё kёtё aksident ishin tё përfshira dy vetura me targa vendore, si pasojё e aksidentit, dy persona kanё pёsuar lëndime trupore, tё njëjtit janё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё, pёr tretman mjekёsor, fatkeqësisht njёra nga tё lënduarit nuk ka mundur ti pёrballoj lëndimet dhe ka ndёrruar jetё, kёtё e ka konstatuar ekipi mjekёsor.
Me urdhër të prokurorit të Shtetit, i cili po ashtu ishte në vendin e ngjarjes trupi i e pajetё i viktimёs dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion, ndërsa rasti ёshtё duke u hetuar nga hetuesit e aksidenteve.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje