Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Ndëshkohen pesë shoferë për tejkalim të shpejtësisë në Ferizaj

Ferizaj, 18 shkurt 2026
Në orët e hershme të mëngjesit patrulla e Njësisë së Komunikacionit Rrugor, gjatë kontrolleve të realizuara në rrugën Ferizaj-Gërlicë, në fshatin Varosh, ka identifikuar dhe ka ndëshkuar pesë shoferë për tejkalim të shpejtësisë në zonën me kufizim prej 60 km/h.
Njëri person i ndaluar ka qenë duke qarkulluar me shpejtësi 166 km/h. Atij i është shqiptuar gjobë prej 500 euro, 5 pikë negative dhe masë mbrojtëse-heqje e patentë shoferit për 6 muaj.
Ndaj shoferëve të tjerë Policia ka shqiptuar nga një gjobë prej 300 euro, 3 pikë negative, si dhe heqje e patentë shoferit për 3 muaj.
Matja e shpejtësive është bërë me veturën inteligjente të Policisë.
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe të intensifikuara, me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe apelon tek të gjithë shoferët që të respektojnë shenjat dhe rregullat e trafikut.
Shkeljet në trafik mund të raportohen në:
192
0290/326-250
0290/322-406
Përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”
Të gjitha informacionet e pranuara trajtohen me konfidencialitet të plotë.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje