Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”
Mitrovicë Veri , 18 Shkurt 2026
Me datë 14.02.2026 rreth orës 01:20, Policia kishte pranuar informatë nga spitali Rajonal Mitrovicë Jug se një person kishte kërkuar tretman mjekësor, pasi ishte goditur me një mjet të fortë(guri) pas një konflikti verbal në Rrugën “Knjaz Millosh” Mitrovicë Veri dhe pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit është iniciuar rasti “Lëndim i lehtë trupor”.
Pas një pune intensive hetimore me datë 16.02.2026 policia ka arrestuar një person të dyshuar për veprën në fjalë, ndërsa sot me date 18.02.2026 janë identifikuar edhe personat te tjerë të përfshirë në rastin e raportuar, te cilët ne vijim mbeten për tu intervistuar.
Arrestimi i të dyshuarit LL.M (2005) është kryer me urdhër të Prokurorit të Shtetit në adresën e vendbanimit të tij në fshatin Prelluzh komuna e Vushtrrisë.
Sipas udhëzime të Prokurorit të Shtetit i njëjti pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt ndërsa pritet që Policia ne koordinim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë te ndërmerr veprimet tjera në lidhje me personat tashmë të identifikuar.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e dhunës dhe sigurinë e qytetarëve gjithashtu inkurajon raportimin e rasteve të ngjashme në mënyrë që të ndërmerren veprimet e nevojshme ligjore.
Uhapšena jedna osoba osumnjičena za krivično delo „Lake telesne povrede“
Mitrovica Sever 18. Februar 2026
Dana 14.02.2026. godine oko 01:20 časova, policija je primila informaciju od Regionalne bolnice Južna Mitrovica da je jedna osoba potražila medicinsku pomoć nakon što je udarena tvrdim predmetom (kamenom) nakon verbalnog sukoba u ulici „Knjaz Miloš“ u Severnoj Mitrovici, i nakon konsultacija sa državnim tužiocem, pokrenut je postupak za „Laku telesnu povredu“.
Nakon intenzivnog istražnog rada, policija je 16.02.2026. godine uhapsila osumnjičenog za predmetni zločin, dok su danas, 18.02.2026. godine, identifikovana ostala lica umešana u prijavljeni slučaj, koja tek treba da budu ispitana.
Hapšenje osumnjičenog LL.M (2005) izvršeno je po nalogu Državnog Tužioca u njegovom prebivalištu u selu Prilužje, opština Vučitrn.
Prema uputstvima Državnog Tužioca, nakon obavljenog razgovora, isti je pušten u redovnom postupku, dok se očekuje da će policija, u koordinaciji sa Osnovnom Tužilastvom u Mitrovicu preduzeti druge radnje u vezi sa identifikovanim osobama.
Policija Kosova ostaje posvećena borbi protiv nasilja i bezbednosti građana i takođe podstiče prijavljivanje sličnih slučajeva kako bi se mogle preduzeti neophodne zakonske mere.